Analisti politik Blerim Latifi ka komentuar situatën e sotme të krijuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti lidhur me çështjen e NATO-s.
Latifi thotë se pikërisht sot në ditën kur doli ky problemi i shpifur siç e quan ai i sovranitetit të shtetit që na u paska marrë nga NATO në vitin 2013, paska vdekë Nexhmije Hoxha, gruaja e Enver Hoxhës, diktatorit komunist të Shqipërisë.
“Pikërisht sot, kur na doli ky problemi i shpifur i sovranitetit të shtetit që na u paska marrë nga NATO në vitin 2013, paska vdekë Nexhmije Hoxha, gruaja e Enver Hoxhës, diktatorit komunist të Shqipërisë. Ajo, bashkë me burrin e saj, në emër të mbrojtjes së sovranitetit të Shqipërisë nga NATO, për gati gjysmë shekulli ia patën bërë ferr jetën një populli të tërë”, ka shkruar Latifi në rrjetin social Facebook. /InLajmi/