Në Suharekë dje një femër u godit nga vetura, gjersa ishte duke e kaluar rrugën.
I dyshuari i panjohur pasi e kishte shkaktuar aksidentin, nuk ishte ndalur në vendin e ngjarjes.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas është liruar në shtëpi.
Detaje të tjera rreth rastit nuk dihen.
“Viktima femër kosovare derisa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një veturë. I dyshuari (vozitësi) i panjohur pasi e kishte shkaktuar aksidentin nuk ishte ndalur në vendin e ngjarjes. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas është liruar në shtëpi”, thuhet në rapotin e policisë./InLajmi/