Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovë, Avni Bytyçi tha se duhet të kuptohet drejtë rrëshqitja frojdiane e Albin Kurtit, shkruan InLajmi.
Përmes një postim në rrjetin social Facebook, Bytyçi tha se Kurti me të vërtetë beson që Amerika është imperialiste, ndërsa NATO është okupuese e territorit të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Ai me të vërtetë beson që Amerika është imperialiste, ndërsa NATO është okupuese e territorit të Kosovës. Si rrjedhojë e kësaj logjike, për Albin Kurtin, letërkëmbimi në mes të ish kryeministrit Thaçi dhe Shefit të NATO-s është akt tradhtie. Sido që të jetë, aman, tregoni që u bë Kryeministër edhe le ta ofrojë një program qeverisës se ende nuk dihet cilat janë qëndrimet e tij për dialogun, taksën dhe reciprocitetin./InLajmi/