Familjarët dhe fqinjët e nxorën nga bunari, familjarët tregojnë se si ndodhi rasti.
Janë nisur për ti shprehur ngushëllime familjes Burrniku.
Edhe të pamën kjo familje që jeton në periferi të Ferizajt e kanë haur.
Atyre pasditen e së dielës u ndodhi një ngjarje e rëndë.
Vajza e tyre, 11 vjeçare deri sa ishte duke lozur në oborrin e shtëpisë, papritmas ra në këtë bunar.
E si ndodhi e gjithë ngjarja tregon tezja e 11 vjecares Agensa Burrniku.
Rabije Runi, thotë se mbesa e saj po qëndronte pran bunarit.
Ata së bashku e nxorën atë nga bunari, e menjëherë e nisën për në Spitalin Rajonal të Ferizajt.
Këtu mjekët fillimisht kishin arritur ta kthejnë në jetë vajzën e mitur, e më pas e kishin nisur për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Një gjë të tillë e konfirmon edhe shefi i Klinikës Intesive, Shaqir Uka.
Por pavarësisht trajtimit që ia kishin bërë në këtë klinikë, 11 vjecarja nuk kishte arritur që të mbijetoj.
Gjithë ngjarjen e konfirmojnë edhe në Policinë Rajonale të Ferizajt, shkruan Periskopi.
Gjatë ditës së martë vajza e mitur është varrosur në fshatin Kovaqec të Kaçanikut, nga e ka prejardhjen familja Burrniku.