Gjiko bëri testin për koronavirus në Itali.
Rep-artisti kosovar, Asdren Gjikolli i njohur me ermrin artistik ‘Gjiko’, i është nënshtruar testit të Koronavirusit në aeroportin e Milanos.
Përmes një storie të publikuar në rrjetin social Instagram, Gjiko shihet teksa i nënshtrohet këtij testi.
Ndryshe, deri më tani në Itali kanë vdekur katër persona nga ky virus.
Kujtojmë se rastet e përhapjes së këtij virusi janë duke u rritur, ndërsa së fundi është shënuar rasti i parë edhe në Kroaci./InLajmi/