Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli, ka bërë të ditur se ka përfunduar dëshminë e tij për tri orë rresht pranë Gjykatës Speciale i cili ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit.
Lajmin e beri të ditur vetë Xhemajli përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku deklaroi se ftesën e kishte marr me shkrim më 24 janar, për t’u intervistuar me 24 shkurt.
Postimi i plotë:
Pas intervistimit tim më datën 24.02. 2020, në kohezgjatje prej 3 orëve nga Prokuroria Speciale në Hagë në cilesinë e dëshmitarit, po kthehemi në Kosovë. /InLajmi/