Në rrjetet sociale është publikuar një video ku në objektin e një Qendre të Mjekësisë Familjare në Podujevë, shihen disa qenë.
Në videon e publikuar nga një përkrahës i VV’së dhe Albin Kurtit, shihen qentë të cilët lëvizin lirshëm nëpër hollin e spitalit, raporton Infokus.
Madje ata duket se janë aq rehat në hapësirat e QKMF’së, sa hyjnë e dalin nga aty pa i penguar askush.