Zyrtari nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se qeveria duhet të informoj opinionin publik për çdo shkarkim deri në detaje
“Ne mos asgjë tjetër, kryeministri dhe jo pak prej ministrave te tij, e dinë se nuk ka përgjegjësi kolektive dhe çdo shkarkim kolektiv është vendim arbitrar i një qeverie me “hu ne krah”!
Nuk mund të arsyetohet vendimi për shkarkimet komplet te bordeve, sepse është e pamundur qe ndonjëri prej tyre te mos e këtë kryer detyrën me përgjegjësi e profesionalizëm”, ka shkruar Nitaj në facebook.
Postimi i plotë:
Qeveria me “hu ne krah”
Ne mos asgje tjeter, kryeministri dhe jo pak prej ministrave te tij, e dijne se nuk ka pergjegjesi kolektive dhe cdo shkarkim kolektiv eshte vendim arbitrar i nje qeverie me “hu ne krah”!
Nuk mund te arsyetohet vendimi per shkarkimet komplet te bordeve, sepse eshte e pamundur qe ndonjeri prej tyre te mos e kete kryer detyren me pergjegjesi e profesionalizem.
Nuk e di se si jane emeruar konzujt ne sherbimin diplomatik te Kosoves dhe e marr me mend se disa prej tyre, do te duhej shkarkuar me urgjence, por qeveria duhet ta arsyetoj njepernje, shkarkimin e secilit, e jo tu “mshoj fshise”, krejt atyre qe ata i shohin si krahun e kundert poltik!
Opinioni publik duhet te jete i informuar per cdo shkarkim deri ne detaje, duke perfshire edhe sekretaret e ministrive, e jo keshtu si po behet. Une nuk e perjashtoj mundesine qe ndonjeri prej tyre mund te jete strumbullar i korrupsionit ne dikasteret e tyre, por eshte detyre e qeverise qe cdo vendim ta aryetoje deri ne hollesi e jo te jepen arsyetime te pergjithesuara.
Prandaj mos u cudini me memet e qeveritareve me fshese ne krah!
MN
/InLajmi/