303 – Perandori romak Diokleciani urdhëron përndjekjen e të krishterëve në përgjithësi – së shpejti, Konstandini do të bëhej perandor dhe do ta mbështeste krishterimin. Diokleciani (245 – 312 ) ishte ilir nga fisi i njohur i dalmatëve. Duke shërbyer në radhët e ushtrisë romake ai u shqua dhe pati karrierë të suksesshme. Si perandor, Diocleciani shtoi numrin e trupave përgjatë kufijve të Perandorisë dhe pengoi përparimin e fiseve barbare në trojet ilire (nën pushtimin romak). Diokleciani ishte reformator. Ai i dha fund “Krizës së Shekullit të Tretë” duke krijuar “Tetrarkinë”, mënyrë qeverisjes me 4 perandorë për çdo 4 ndarje administrative. Në vend që të vdiste në detyrë si gjithë perandorët e më parëshëm, Diokleciani dha dorëheqjen, caktoi në poste ata që deshi dhe kaloi i qetë vitet e pensionit në pallatin e tij në Split. Edhe pse hoqi dorë nga froni, Diokleciani nuk ishte edhe aq modest; puthja simbolike ose gjunjëzimi për të puthur dorën ose cepin e mantelit të një monarku, është zakon që u krijua nga Diokleciani.
Por si zgjidheshin perandorët romakë? Në radhë të parë perandori nuk zgjidhej, përveç të parit (gjeneral ose komandant që ndihmohej nga ushtarët e tij për të ardhur në fron); të tjerët midis ishin pjesëtarë të ngushtë të rrethit familjar; ndërsa i fundit e së njëjtës familje ose dinasti, dilte në pension, vdiste ose shpesh vritej nga pjestarë të dinastisë së ardhëshme. Gjeneralët krijonin një lloj grupimi, ku përfshiheshin zakonisht ushtarakë të lartë me lidhje etnike ose prejardhje nga zona të përbashkëta gjeografike. Ata ishin gjithmonë në fushata dhe kur shihnin se ndihma e nevojëshme nga perandori në Romë vonohej, ata zgjidhnin komandantin e tyre si perandor, marshonin në Romë, dhe rrëzonin perandorin aktual. Kjo ishte traditë e krijuar që nga Jul Qezari, paraprirësi i sistemit perandorak romak. Nga ky kënd duhet vështruar edhe çështja pse për rreth 3 shekuj një numër perandorësh të Romës ishin me prejardhje nga Iliria – Ndoshta sepse Ilirët mbizotërornin ushtrinë ose përbënin forcën elitë të perandorisë romake?
1455 – Johannes Gutenberg shtyp librin e parë (Biblën) me pllaka metalike. Më parë librat kopjoheshin me dorë apo shtypeshin me pllaka të gdhendura druri – procese që kërkonin muaj apo vite për të botuar një libër. Johann Gutenberg shpiku një makinë shtypi që revolucionarizoi përhapjen e dijeve; ai u nxit nga qëllimi për shpalljen sa më gjerë e me shpejt të ideve për reformimin e Kishës.
1804 – Zbulohet komploti kundër Napoleon Bonopartit për restaurimin e monarkisë. Plani ishte që Napoleoni të rrëmbehej dhe të vritej, duke ftuar Louis Antoine Henrin, Dukën Enghien, për të udhëhequr një grusht shteti që do të paraprinte restaurimit të monarkisë Bourbone me Luigjin XVIII në fron. Qeveria britanike kishte kontribuar në këtë komplot me 1 milionë sterlina dhe me sigurimin e transportit detar. Duka Enghien u gjet fajtor dhe u dënua me vdekje. Ngjarja shkaktoi reagime brenda e jashtë Francës. Shumë nga ata që kishin favorizuar apo ishin neutralë u kthyen kundër Napoleonit dhe ky iu përgjigj se do të vepronte vepronte njësoj, nëse një komplot i ngjashëm në të njëjtat rrethama do të përsërite.
1821 – Vdiq në Romë, John Keats, poet anglez, figurë kryesore (krahas Bajronit e Shelleyt) përfaqësues i brezit të dytë të poezisë romantike. Jetoi 25 vjet, nga këto; 6 vjet si poet dhe 4 vjet me poezi të botuara (rreth 200). Filloi studimet për mjekësi, por e la shkollën kur botoi poezinë e parë;
O Solitude, sonet nga John Keats
(shqipërim)
O Vetmi! Në se me ty më duhet të jetoj,
Le të mos jetë mes grumbullit të vrazhdë
Ndërtesash të zymta: Le të ngjitemi lart, –
Në pikëvrojtimin e natyrës – për të parë,
Faqe-malesh plot lule, e lumenj ujrash kristal,
Që qetësinë e shpirtit ndihmojnë të ruhet
Pyllin e dendur, ku kërcimi i shpejtë i drerit
bletët e egra befason dhe zogjtë zë-dridhur
Me kënaqësi do t’i shihja me ty këto skena
Por biseda e ëmbël e një mendjeje naive,
Me fjalë imazhe mendimesh stërholluar,
kënaqësi e shpirtit është, dhe duhet të jetë
Lumturia pothuajse më e madhe e njeriut
Kur shpirti gjen dy gjysmat e veta.
1898 – Në Francë, shkrimtari Emile Zola dënohet me burgim për shkrimin e tij “J’accuse”, letër e hapur drejtuar presidentit francez, ku akuzon qeverinë për anti-semitizëm dhe për burgosjen padrejtësisht të oficerit Alfred Dreyfus nën akuza të rreme për tradhëti.
1903 – SHBA merr me qira nga Kuba ishullin Guantanamo. Një vit më vonë, po këtë ditë, Shtetet e Bashkuara marrin kontrollin e Zonës së Kanalit të Panamasë duke paguar 10 milionë dollarë. Ku ishte një transaksion për projektin e Kanalit (udhë detare) hapja e të cilit përfundoi zyrtarisht më 15 gusht 1914. Kanali u hap me 10 tetor 1913 kur presidenti Woodrow Wilson kreu shpërthimin e fundit të dinamitit, duke shtypur një buton të instaluar në Shtëpinë e Bardhë; shkendija elektrike udhëtoi përgjatë një kablli telegrafik që lidhte kryeqytetin Uashington me Panamanë, gati 6 mijë e 500 kilometra larg. Kanali i Panamasë u përurua zyrtarisht nga presidenti Wilson më 10 tetor 1920.
1918 – Rusia bolshevike – Ushtria e Kuqe arrin fitoren e saj të parë – ndaj trupave gjermane të Kaiserit pranë qyteteve Narva dhe Pskov – për nder të kesaj fitoreje, 22 shkurti u shpall më 1923, Dita e Ushtrisë se Kuqe.
1919 – Në Itali, Benito Musolini themelon Partinë Fashiste.
1947 – Gjenerali Eisenhower fillon fushatën për grumbullimin e një fondi prej 170 milionë dollarësh në ndihmë për hebrenjve të Evropës.
1987 – Lidhja e Shkrimarëve e Bashkimit Sovjetikë pranon Boris Pasternakun, pas vdekjes, si anëtar të saj. Boris Leonidoviç Pasternak (1890 – 1960) ishte një poet hebre i gjuhës ruse, novelist, dhe përkthyes letrar. Në Rusi ai njihet për antologjinë Motra ime, Jeta. (cilësuar si një nga përmbledhjet më me ndikim botuar ndonjëherë në gjuhën ruse). Mbi të gjitha, përkthimet e Pasternakut nga Goethe, Schiller, de la Barca, dhe Shakespeare janë shumë të njohura mes lexuesve rusë. Jashtë Rusisë, Pasternaku njihet për romanin Doktor Zhivago, që trajton periudhën nga revolucioni i parë rus 1905 deri në Luftën e Dytë Botërore. Doktor Zhivago nuk u lejua të botohej në Bashkimin Sovjetik – dorëshkrimi u nxuar ilegalisht në Milano ku u botua në vitin 1957, fillimisht në italisht – më 1958, Pasternakut iu dha Çmimin Nobel për Letërsi. Derisa vdiq më 1960, ai banoi në Peredelkino, afer Moskes.
1997 – Shkencëtarët skocezë njoftojnë klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna (një me vezë , tjetra me AND-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar. Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja. Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjunë për vdekje (euthanisua) për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas (Dolly ishte e vetmja (mes 277 përpjekjeve) që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë (6 vjeç) – edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave. Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.
Ngjarje
- 1898 – Émile Zola u burgos në Francë pasi shkroi “J’accuse”, letër përmes së cilës akuzoi qeverinë e Francës për anti semitizëm dhe gabimisht burgosjen e kapitenit Alfred Dreyfus.
- 1919 – Benito Mussolini themeloi Partinë Fashiste në Itali.
- 1934 – Léopold III u bë mbret i Belgjikës.
- 1938 – Në Kuvajt janë zbuluar burimet e para të naftës.
- 1941 – Për herë të parë u prodhua dhe izolua plutoniumi nga Dr. Glenn T. Seaborg.
- 1945 – LDB: Qyteti gjerman Pforzheim u shkatërrua tërësisht nga 379 bombardues britanez.
- 1958 – Rebelët e kubanet kidnapuan kampionin e pesëfisht në Formula 1, Juan Manuel Fangio.
- 1992 – U themelua Partia Komunsite e Gjeorgjisë.
- 1998 – Osama bin Laden publikoi fetva duke shpallur xhihad kundër tëgjith judëve dhe kryqëzuesve.
- 1999 – Lideri kurd Abdullah Öcalan u denua për tradhëti në Ankara, Turqi.
- 1999 – Rrëshqitja e borës shkatërroi fshatin autrian Galtür dhe la të vdekur 31 njerëz.
- 1994 – Dakoda Fening
Lindje
- 1443 – Matias Corvin, mbret çek
- 1685 – Georg Friedrich Händel, kompozitor gjermano-anglez
- 1878 – Kazimir Malevič, piktor ukrainas
- 1883 – Karl Jaspers, filozof dhe psikiater gjerman
- 1899 – Erich Kästner, letrar gjerman
- 1904 – William L. Shirer, histoian dhe gazetar amerikan
- 1921 – Pellegrini Giovanni Baptista, albanolog italian
- 1938 – Jiri Menzel,regjisor çek
- 1939 – Peter Fonda, regjisor dhe aktor amerikan
- 1954 – Viktor Yushchenko, politikan dhe kryetar nga Ukraina
Vdekje
- 1848 – John Quincy Adams, presidnt i ShBA-ve
- 1855 – Carl Friedrich Gauss, matematikan gjerman
- 1932 – Marigo Posio,
- 2008 – Janez Drnovshek, politikan slloven (lin. 17 Maj 1950).