Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Stanishor të Gjilanit.
Rreth këtij vetaksidenti, Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ka qenë një vetaksident. Vetura ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga. Në veturë kanë qenë katër persona, që kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetimet.” , u shprehë Hashani.