Ka ndërruar jetë doktori, Safet Beqiri, nga Ferizaj, kirurgu torakal i përmasave botërore.
Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij.
I ndjeri për një kohë të gjatë ushtronte profesionin e tij në Gjermani, konkretisht në Shërbimin e Kirurgjisë Torakale.
Beqiri konsiderohej si një doktor me famë botërore.
Me këtë rast ka reaguar edhe Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ku ka thënë se ndjehet shumë I pikëlluar nga vdekja e doktor Safet Beqirit, kirurgut të njohur shqiptar që bëri emër në Evropë. Thaçi ka thënë se Doktor Beqiri ishte ekspert i rangut të lartë dhe një humanist i dëshmuar. Thaçi I shpreh Ngushëllime të sinqerta familjes Beqiri.