Avokati Tomë Gashi ka vazhduar të mbrojë veprimin e tij jonjerëzor ndaj një lypësari në sheshin e Prishtinës, të cilit të premten e kaluar ia shqelmoi paratë e mbledhura lëmoshë.
Gashi e pranon që nuk ishte puna e tij për t’u marrë me këtë kategori njerëzish, por ishte detyra e inspekcionit të Prishtinës.
‘’Ai pesoni nuk është godit sepse nuk kish qëndru aty. Mu më dhimbet ai person që detyrohet nga bosat e tyre. Ata nuk janë fëmijë. E kam shkru qat status që unë e kam kry punën e inspekciont, ka qenë ironike e qëllimshme. Unë i kam thirr, kanë dal, por nuk është diçka që ka ndodh’’, ka thënë Gashi.
Më tutje Gashi thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është dashur të dalë me reagim, ani pse është pjesë e kësaj partie.
‘’As Vetëvendosje s’ka arsye të reagojë sepse s’ka të bëjë me VV e Albin Kurtin fare. Këmba jeme, nuk është e Albin Kurtit dhe VV’së. Pesonat publik duhet të jenë më ndryshe dhe atë që përfaqësojnë diçka duhet të jenë më ndryshe, por temperamenti im është ky’’, janë fjalët e Tomë Gashit në T7.
Tutje ky avokat thotë se nuk është penduar dhe nuk do të kërkojë falje, madje sipas tij situata mund të acarohej edhe më shumë në atë rast.
‘’Nuk ma mer mendja që duhet me i kërku falje dikujt, përvec se është traumatizu dkush si individ. Nuk është diçka që po prek diçka gabimisht dhe po kërkoj falje. Në këtë rast, nëse ti je traumatizu dhe po të këkroj falje. Ai ma ndal këmbën, dhe kërkesa ime ishte me e ulë zërin. Nëse dikujt ia shan nanën dhe ia përmen emrin, unë kam qenë shumë i përmbajtun. Nëse kish qenë situatë tjetër dhe temperamentit tjetër, kish me qenë situatë më e acaruar dhe s’kam dasht me hy më thellë’’.