Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj i ka kërkuar kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit që të reflektojë për autostradën e Dukagjinit.
“Ky është lajm i mirë dhe reflektim i saj, shpresoj që do ta thotë të njëjtën edhe për autostradën Dukagjinit pasi që ajo do bëhet me apo pa Vjosën”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e paska pranu që autostrada e Anamoravës do bëhet!
Ky është lajm i mirë dhe reflektim i saj, shpresoj që do ta thotë të njejtën edhe për autostradën Dukagjinit pasi që ajo do bëhet me apo pa Vjosën.
DH
/InLajmi/