Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ardhur në pushtet me premtimin se nën qeverisjen e tyre do të instalojnë logjikë llogaridhënëse.
“Mirëpo amatorizmi profesional i shprehur me çështjen Xhamajka flet ndryshe. Prej mobilizimit të aparatit propagandues në rrjete sociale për marrjen e meritave se njohja erdhi si rezultat i qeverisë së re, kaluan tek shmangia e përgjegjësisë, ka shkruar Kadaj-Bujupi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Levizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ardhur në pushtet me premtimin se nën qeverisjen e tyre do të instalojnë logjikë llogaridhënëse.
Mirëpo amaterizmi profesional i shprehur me çështjen Xhamajka flet ndryshe.
Prej mobilizimit të aparatit propagandues në rrjete sociale për marrjen e meritave se njohja erdhi si rezultat i qeverisë së re, kaluan tek shmangia e përgjegjësisë.
Çfarë kuptimi ka shkarkimi i ambasadores, nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Ministri i Jashtëm,do të thoshin dikur VV dhe LDK para ardhjes në pushtet. Përgjegjësia e ambasadores nuk shkon vetëm.
Rrahagjokësi për merita dhe fshehje pas të tjerëve për dështimet. /InLajmi/