Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mirëpritur emërimin e ambasadorit Richard Grenell, Drejtor i Inteligjencës Kombëtare.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Thaçi e ka quajtur zgjedhje të shkëlqyer nga presidenti amerikan Donald Trump që e emëroj Grenellin si ushtrues detyre në krye të Inteligjencës Kombëtare.
“Një zgjedhje e shkëlqyer nga presidenti Donald Trump që ta emëroj Richard Grenell si ushtrues detyre të Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Ambasadori Grenell ka bërë punë të shkëlqyeshme si i dërguar special në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Rik të uroj suksese të mëdha në misionin tuaj të ri për ta mbajtur Amerikën dhe botën më të sigurt”, ka shkruar Thaçi.
Poashtu pozitën e re të ambasadorit Grenell e ka përshëndetur edhe zëvendëskryeministri Avdullah Hoti.
Ai ka uruar ambasadorin Grenell duke shkruar “Një foto domethënëse nga zyrat e LDK-së në New York Times me rastin e avancimit te Ambasadorit Grenell nga Presidenti Trump”./InLajmi/
A great pick by @realDonaldTrump to appoint @RichardGrenell as acting Director of National Inteligence. Ambasador Grenell has done a terrific job as SE on the dialogue between Kosovo & Serbia. I wish you Rick great success in your new mission to keep USA and the world safer. https://t.co/qLEzxTyVYx
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) February 20, 2020