Kryetari i partisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim ambasadorin e SHBA-së z. Philip Kosnett ku kanë diskutuar për vizitën e tij në SHBA dhe takimet atje.
Këtë njoftim Haradinaj e bëri përmes rrjetit social facebook, shkruan InLajmi.
Haradinaj ka thënë se I ka thënë ambasadorit Kosnett se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i SHBA-ve në dialog. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse orientimet tona në politikë të jashtme kanë kahje të kundërta.
Postimi i plotë pa ndërhyrje
Prita në takim Ambasadorin e SHBA-ve Z. Philip Kosnett ku diskutuam për vizitën time ne SHBA dhe takimet atje.
Ambasadorit Kosnett i thash se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i SHBA-ve në dialog. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse orientimet tona në politikë të jashtme kanë kahje të kundërta. Përderisa Kosova stoikisht qëndron prapa SHBA-ve në të gjitha sfidat globale, Serbia vazhdon që të jetë sateliti dhe arma kryesore e Rusisë në Evropë.
I paraqita Ambasadorit Kosnett nevojën për marrëveshjen finale që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe kjo duhet të përmbyllet sa më shpejtë/InLajmi/