Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të analizohen raportet e auditimit dhe performancës të të gjitha ndërmarrjeve publike.
“Në ditët ne vijim do të analizojmë raportet e auditimit dhe performances të të gjitha ndërmarrjeve publike dhe do të marrim vendimet meritore lidhur me bordet e tyre. Duhet të shpëtojmë nga falimentimi këto ndërmarrje”, ka shkruar Hoti nw rrjetin social Facebook.
Lexoni postiin e plote tw Avdullah hotit:
Sot ishte vetem fillimi. Sot Qeveria ka shkarkuar Bordin e Telekomit. Ne ditet ne vijim do te analizojme raportet e auditimit dhe performances te te gjitha ndermarrjeve publike dhe do te marrim vendimet meritore lidhur me bordet e tyre. Duhet te shpetojme nga falimentimi keto nderrmarrje. /InLajmi/