Në solemnitetin e rastit që u organizua pēr nder të 17 Shkurtit, në sallēn e madhe të Shtëpisē së Kulturës “Xhemajli Berisha”, në Prizren, kryetari i komunës Mytaher Haskuka, 75 familje të dëshmorëve, nga Komuna e Prizrenit, i nderoi me dekorata, shkruan InLajmi.
“Në luftēn e egĕr kundër okupatorit shoven serb, dëshmorët, bijtë dhe bijat tona ranë në alltarin e Lirisë, që ne sot ta gëzojmë këtë pavarësi. Pa gjakun e tyre asnjë proces nuk do të ishte i mundshëm, ndaj çdo njëri nga ne kemi përgjegjësi jetike që këtë vend ta zhvillojmë e ta begatojmë, për prosperitet dhe një jetë më të mirë, vëçmas për gjeneratat e reja”, tha kryetari Haskuka, i cili shtoi se këto dekoratat, ndahen në shënjë kujtimi dhe respekti, për kontributin e dëshmroëve për liri dhe pavarësi të vendit.
Duke u falenderuar për këto dekorata, kyetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve nē Prizren, Fidan Shala, tha se mijĕra dëshmorë, anë e mbanē vendit ishin ata që me gjakun e tyre i vendosen themelet e shtetit të Kosovës, ndaj edhe nuk duhet të mungoj përkudjesja institucionale ndaj familjeve të tyre. Osman Goranci /InLajmi/