Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015.
Ai ka komentuar kështu vendimet e sotme të Qeverisë Kurti:
“Sot Qeveria Kurti mori disa vendime me hov, si dhe padrejtësisht e me tendencë po tenton ta mashtrojë opinionin. Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Sot Qeveria Kurti mori disa vendime me hov, si dhe padrejtësisht e me tendencë po tenton ta mashtrojë opinionin. Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj. Për shkak të korrektësisë qytetarët duhet të dinë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015. Ky vendim parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit. Shpresoj që Kryeministri Kurti e ka informuar partnerin e tij të koalicionit Z. Mustafa për këtë vendim. E neve na mbetet ta informojmë opinionin për këtë mashtrim të radhës. /InLajmi/