Një ngjarje e pazakontë e tmerruese ka ndodhur orët e pasditës në Prishtinë.
Një grua e mbuluar me ferexhe dhe armë në dorë është parë duke ecur në një rrugë të Prishtinës rreth orës 15:00 dhe kjo ka krijuar frikë tek qytetarët.
Për këtë ngjarje që e raportoi Agjencia e Lajmeve FaktePlus, e cila ndodhi në rrugën “Bajram Bahtiri” që gjendet afër Medresesë, kanë marrë masa edhe njësitet e Policisë së Kosovës.
FaktePlus meson prej zyrtarëve policorë në teren se gruaja në fjalë tashmë është arrestuar, por asaj nuk i është gjetur arma, pasi dyshohet se ka hedhur deri sa ndiqej nga policët, raporton FaktePlus.
Në fakt, pas arrestimit gruas i është gjetur diçka tjetër që dyshohet të jetë një lloj substance narkotike – drogë.