Pesë mbëdhjetë ditë që kur është votuar Qeveria e re në Kuvendin e Kosovës , partia e cila është në pushtet me Lëvizjen vetëvendosje, LDK ende nuk ka emëruar asnjë zëvëndës ministër në qeverinë Kurti.
Gazeta Blic ka kontaktuar me zëdhënësin e kësaj parti Besian Mustafa, i cili ka thënë se shumë shpejt Lidhja Demokratike e Kosovës do të dal me emrat e propozuar e të nominuar për postet e zëvëndës minsitrave.
“Besoj shumë shpejtë kryetari Isa Mustafa dhe Kryesia do të vendosin për emrat”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye se përse emrat e zëvëndësministrave nga LDK janë “vonuar”.
Gazeta Blic ka mësuar se në adresë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në qendër nga degët e këtij subjekti në nivel Kosove, janë propozuar e dërguar emra për këto pozita.
Sipas këtyre burimeve është një numër i madh i emrave që janë propozuar nga degët e LDK-së për zëvëndësministra në Qeverinë Kurti.
“Nuk e di për këtë nuk kam asnjë informacion, shpejt do të jenë emrat e LDK për këto pozita”, ka thënë Mustafa.
Por njësoj nuk ka vepruar kryetari i Lëvizjes Vetëvbndosje, Albin Kurti që është kryeministër i vendit.
Ai deri më tash ka emëruar katër zëvëndës ministra në dikastere të ndryshme minsitrore.
Jusuf Thaqi është emëruar zv/ministër MASHT, përderisa Avni Zogiani zv/ministër i Infrastrukturës.
Imri Demelezi, zv/ministër i Bujqësisë dhe Taulant Kryeziu mban pozitën e zëvëndës ministrit për integrime evropiane.
Sipas marrëveshjes qeverisëse , Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga LVV dhe LDK kanë 15 ministri, dy zëvendëkryeministra dhe rreth 33 zëvendësministra.
Por Albin Kurti kryeministër i Kosovës nuk e ka përjashtuar mundësinë që numri i zëvëndës minsitrave të shkoj deri në 35.