Një vrasje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Bujanina” në Gjilan. Zyrtarja policore Valdete Bllaca ka qëlluar për vdekje katër anëtarë të familjes, e në fund ka bërë vetëvrasje.
E pasi ka qëlluar për vdekje anëtarët e ngushtë të familjes, ajo ka vrarë edhe vetën.
“Edjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, ka njoftuar Prokuroria.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat të cilat mund të kenë çuar deri te vrasja e katër anëtarëve të familjes, e më pas vetëvrasja e 45-vjeçares Valdete Bllaca.