Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Gjilan, ku mbeten të vrarë 5 persona.
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka konfirmuar se sot rreth orës 13:00 një zyrtare policore ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.
Për këtë ngjarje të rëndë që tronditi Kosovës ka reaguar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes llogarisë së tij në Facebook, duke thënë që shpreson që të mos ndodhë më një akt i tillë në vendin tonë.
Postimi i tij i plotë:
I tronditur nga ngjarja tragjike në Gjilan, ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqëve. Tragjedi të tilla prekin gjithë popullin tonë, prandaj duhet me urgjencë të marrim masa që ngjarja të tilla të mos përseriten kurrë më në vendin tonë. ??