Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj festën e pavarësisë së Kosovës ka vendosur ta festoj së bashku me bashkëluftëtarët në Loxhë të Pejës.
“Sonte në Loxhë të Pejës, i nderuar që isha në mesin e bashkëluftëtarëve për festën e Pavarësisë, në darkën tradicionale”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Sonte në Loxhë të Pejës, i nderuar që isha në mesin e bashkëluftetarëve për festën e Pavarësisë, në darkën tradicionale.
Evokuam kujtime nga tri betejat e lavdishme, tregimet për Dëshmorët dhe heroizmin e tyre, si dhe të gjallët që po përballen me ndërtimin e një të ardhme sa më të mirë.
Gjithmonë në festa u bashkofshim!
RH
/InLajmi/