Një tërmet me magnitudë 5,8 shkallësh ka goditur në afërsi të ishullit iranian Qeshm në Gjirin Persik, kanë njoftuar mediet iraniane.
“Deri më tani nuk ka raportime për viktima”, tha për agjencinë Irna, guvernatori i ishullit Qeshm, Alirezza Nasri.
“Ka çarje të mureve të ndërtesave”, shtoi ai, shkruan REL.
Agjencia gjeologjike e Shteteve të Bashkuara, ka regjistruar lëkundjet në këtë ishull në 5,5 shkallë të Rihterit.