Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku Muhaxha i ka rënë pishman për postimin që e bëri mbrëmë, ku përmendte dosje kriminale të UÇK-së, në faqen e saj në rrjetin social nuk është më ai postim, por vetë që e ka p♪7rditësuar profiline saj me emblemen e UÇK-së.
“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë. Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së. Ndërkombëtarët nuk kanë fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tij është i shpejtë sikur kompjuteri, intelegjenca e tij e ngritur në kulminacion, mban në mend shumë shifra dhe data. Shumë i rëndë për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më të kompletuar të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjendet dhe dëgjon përballë tij në tavolinë”, citohet një analist serb nga zyrtarja e VV’së.”, kishte shkruar ndër të tjera deputetja e VV-së.