Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka vendosur që ditën e dielë ta kalojë duke shijuar bukuritë natyrore të Kosovës.
Ai bashkë me gruan e tij Anitën, dhe fëmijët e tij janë ngjitur në majën e Shalës së Bajgorës.
Këtë e bëri të ditur vetë ish-kryeministri, përmes postimit të disa fotografive në rrjetin social Facebook.
“Sot, ngjitëm Majën e Mprehtë në Shalë të Bajgores. Faleminderit për mikpritjen Bekim Shyti”, shkroi Haradinaj./InLajmi/