Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar, pas kontrolli dhe konfiskimit nga inspektorati i ushqimit, për një sasi prej 264 kg mish i llojeve te ndryshme i trajtuar në mënyrë jo adekuate.
Në raportit 24 orësh të lëshuar nga Policia, thuhet se mishi është asgjësuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruarn InLajmi
“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 14.02.2020-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit nga inspektorët AUV-së në lokalin e tij thertore-mishtore janë konfiskuar 263.57 kg mish i llojeve të ndryshme trajtuar në kushte jo adekuate. Mishi është asgjësuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguan në mbajtje”, thuhet në raport /InLajmi/