Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat është një hap tjetër drejt arritjes së marrëveshjes finale historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shkruan InLajmi.
Thaçi përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për përkushtimin maksimal për ta çuar këtë proces përpara.
Postimi i plotë i tij:
Edhe një arritje e rëndësishme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sot, në Munih, u nënshkrua marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat, e cila do ta lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy shteteve.
Kjo marrëveshje është një hap tjetër drejt arritjes së marrëveshjes finale historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB.
Faleminderit presidentit Trump për lidershipin dhe ambasadorit Grenell për përkushtimin maksimal për ta çuar këtë proces përpara./InLajmi/