Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në pasditen e së enjtes.
Takimi Vuçiq-Grenell ka ndodhur në Bavari, ku dy zyrtarët kanë shkuar për të marrë pjesë në Konferencën e Munihut për Siguri.
Presidenti serb ka shkruar në Tuitter pas takimit me kryediplomatin amerikan, duke vënë theksin në largimin e taksës në mënyrë që dialogu të vazhdojë.
“Kemi pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Është e rëndësisë më të madhe që amerikanët insistojnë për largimin e taksës. Jam falënderues ndaj Richard Grenell, Miko Pompeo dhe Presidentit Turmp. Kërkesa është që tarifat të largohen urgjentisht në mënyrë që negociatat tona me Prishtinën të vazhdojnë”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.
Kujtojmë se në takimin e Munihit do të marrin pjesë edhe presidenti dhe kryeministri i Kosovës.