Komuna e Prishinës ka bërë sot rrënimin e një objekti në rrugën “Vëllezërit Domaneku”.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
“Ky objekt-gërmadhë në rrugën “Vëllezërit Domaneku” mund të shembej vet, dhe paraqiste rrezik për banorët, sidomos për fëmijët e lagjes. Pas konstatimit të rrezikshmërisë nga Shërbimet Publike, Inspekcioni u kujdes që sot të bëhet rrënimi i kontrolluar dhe të pastrohet hapësira “- tha Ahmeti./InLajmi/