Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook pas raportimit në media lidhur se ky i fundit ka vendosur t’i shkarkojë disa zyrtarë të ambasadave.
Mediat vendore për këto raportime i referoheshin një postimi në rrjetin social Twitter me llogarinë që mbanë emrin e ministrit të jashtëm, shkruan InLajmi.
Pas kësaj, Konjufca nëpërmjet Facebookut ka treguar se nuk ka llogari në Twitter, as personale e as zyrtare.
Ai ka lutur mediat që ta shpërndajnë njoftimin që publiku të mos bjerë pre e profileve të rrejshme.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë, dua t’ju njoftoj se unë nuk kam llogari në twitter, as personale dhe as zyrtare. I lus mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale ta shpërndajnë këtë njoftim dhe të ndihmojnë që publiku i gjerë të mos bjerë pre e profileve të rrejshme, të cilat hapen me qëllime të panjohura. /InLajmi/