Derisa po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e Komisioneve Parlamentare.
Në këtë seancë, ka marrë fjalën edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza i cili është deklaruar për aspektet procedurale.
Menjëherë ka ndërhy kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e cila i kërkoi Hamzës që të deklarohet për rendin e ditës dhe jo jashtë rendit.
“Kryesua nuk ka vendos që të ketë deklarime jashtë rendit të ditës duhet t’i mbaheni rendit, duhet të deklaroheni për rendin e ditës”, ka deklaruar Osmani
Ndërsa, Hamza kërkoi nga Osmani që të ja lejonte fjalën, pasi në këtë mënyrë po cenonte fjalën e lirë të deputetit.
“Zonja kryetare unë po flas edhe po i përmbahem rregullores, prandaj të lutëm mos më ndërprej. Nuk e di a është më qellim a po jo, mirëpo ju tërheqim vërejtjen se nëse keni mendar se shpërfilluri rregulloren e kuvendit, t’ja mohoni të drejtën e deklarimit jashtë rendit të ditës, jo vetëm që bëni shkelje flagrante është ndërhyrje ne vet mandatin e lirë të deputetit. Shpresoj që nuk e keni paparë kohën për deklarime jashtë rendit të ditës. Ne si Grup Parlamentar më shumë dëshirojmë ta shohim si gabim teknik dhe mos të përsëritet sesa të cenohet liria e deputeti”, ka thënë Hamza.
Hamza ka kërkuar kohën prej 10 minutash për të thënë versionin e tij, por regjia e Kuvendit në një moment ia ka ndalur mikrofonin.
Osmani ka kërkuar që t’i vazhdohen minutat, derisa i ka kërkuar Hamzës të ulë tonin e zërit, ndërsa ky i fundit i ka thënë se Osmani e ka nisë keq punën si kryeparlamentare.