• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 14 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Lufta në Dresden, çfarë ndodhi 75 vjet më parë?

J G nga J G
13 February 2020
në Bota
0 0
0
Lufta në Dresden, çfarë ndodhi 75 vjet më parë?
7
SHPERNDARJE
13
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Drezdeni pandehte se ishte i sigurt, besonte se mburojë kishte estetikën e veçantë arkitektonike. Por qyteti pagoi një çmim barbar për luftën e Hitlerit duke përjetuar para 70 vjetësh një bombardim të pashembullt.

Dresden 2004. Këshilli i qytetit krijoi një komision ndërdisiplinor, i cili duhet të merret me çështjen: Sa vetë vdiqën gjatë bombardimeve më 13, 14 dhe 15 shkurt 1945? Për dekada me radhë është spekuluar për këto shifra. Flitej për 70.000 të vdekur, si serioze u provua shifra 35.000 – por edhe kjo bazohej vetëm në vlerësime. Komisioni Dresden ka arritur në konkluzionin e vet. 25.000 të vdekur prej bombave e ka llogaritur ai dhe ky numër është paraqitur në raportin përfundimtar, i cili u publikua në vitin 2010.

Shkatërrimi vetëm në 23 minuta

Ndërkohë që me më shumë precizitet mund të dekumentohet ajo që ndodhi mbi Dresden 75 vjet më parë.

Më 13 shkurt u nisën 245 avionë katër-motorik të tipit “Lancaster” nga Anglia.

Kjo ishte flota e 5-të bombarduese britanike.

Destinacioni i saj: Dresdeni, qytet anës Elbës.

Një qytet që asokohe kishte 630.000 banorë me – siç vlerësohej – edhe rreth qindra mijëra refugjatë. Dresdeni nga pikëpamja strategjike dhe ekonomike ishte i parëndësishëm për ecurinë e luftës në përgjithësi, fati i së cilës qe përcaktuar tashmë qysh në vitin 1944.

Në orën 21:39 gjëmuan sirenat e alarmit në qytetin anës Elbës. Rreth 3.000 bomba të rënda shpërthyese, 250 bomba me rreze djegëse dhe 400.000 bomba flakëhedhëse vërshuan mbi “Firencen e Elbës’, siç quhet ndryshe Dresdeni, i cili shquhet për bukurinë arkitektonike dhe pasurinë e artefakteve.

E gjitha kjo ndodhi në vetëm 23 minuta. Qendra e qytetit u bë prush në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Ndriçimi i zjarrit ishte aq intensiv sa që pilotët britanikë kanë protokolluar se kanë parë Dresdenin të digjet që nga distanca mbi 320 kilometra dhe nga 6.700 metra lartësi. Nxehtësia arrinte temperatura, që shkrijnë edhe qelqin e shisheve nëpër bodrumet e farmacive. Gjatë dy valëve të sulmit të bombarduesve britanikë dhe një sulmi pasues të SHBA u rrafshuan rreth 15 kilometra katror të qytetit.

Në shkatërrimin e Dresdenit ishin të përfshirë pilotë britanikë dhe amerikanë, por njëri kishte komandën: Arthur Harris, “komandant i përgjithshëm” i Forcave Ajrore Mbretërore (RAF). Njeriu i Churchill-it i ngarkuar për bombardimin masiv të Gjermanisë naziste, një mjet lufte për të demoralizuar armikun.

Arthur “Kasapi” Harris

“Asnjë hobi. S’ka lexuar asnjëherë ndonjë libër. Nuk e pëlqen muzikën. Jetonte vetëm për punën e tij”.
Një nga përshkrimet më koncize mbi qenien e ushtarakut të lartë britanik, i cili edhe sot e kësaj dite është figurë mjaft e kontestuar.

Harris ishte një antipod i britanikut. Ai nuk e njihte njerzillëkun dhe mirësjelljen, ai ishte i vrazhdë dhe për më tepër shpesh edhe njeri që fyente.

Shumë e quanin atë thjesht “Butcher”, kasap.

Qysh në periudhën mes dy luftërave botërore Harris e kishte zbuluar pasionin e tij për luftën ajrore.

Në Pakistan dhe Irak, ai kishte qenë komandant i skuadroneve të RAF, shpesh fluturonte vetë dhe preferonte të përdorte bomba me zjarr kundër kurdëve dhe arabëve. Kasollet e tyre prej kashte digjeshin me flakë deri në qiell. Ai entuziazmohej prej efektit të luftës ajrore.

Ashtu si shumë oficerë të aviacionit ushtarak edhe jashtë Mbretërisë, Harris besonte në superioritetin ushtarak të bombarduesve.

Që në fillim të vitit 1943 ai besonte se vetëm nga ajri pa mobilizimin e trupave të këmbësorisë do të mund ta çonte Gjermaninë drejt kapitullimit.

Një vit më pas, në 1944, Harris arrin në konkluzionin, se 45 nga 60 qytetet e mëdha gjermane ishin shkatërruar.

Duke përfshirë edhe Këlnin e Hamburgun.

Tani duhet të përfundojë pjesa tjetër, kërkoi ai. Drezdeni është një prej tyre.

Monumenti i Martin Lutherit rrëzohet nga bombardimet

Luftë qyteteve

Disa historianë shohin në bombardimin e Drezdenit një element të rritjes së bashkëpunimit ushtarak mes fuqive perëndimore dhe Bashkimit Sovjetik në etapën e fundit të luftës.

Pasi kishte mbetur në vendnumëro ofensiva e Forcave Aleate kundër Gjermanisë në Frontin Perëndimor që nga fundi i 1944, në të njëjtën kohë që Ushtria e Kuqe po përparonte më shpejt në lindje, Churchill-i në janar, pak para Konferencës së Jaltës, udhëzoi të verifikohej nëse tani “Berlini … e gjithashtu edhe qytete të tjera të mëdha në lindje të Gjermaninë… .ndoshta nuk ishin objektiva që ia vlenin”.

E gjitha kjo për t’i tërhequr vëmendjen Moskës, sepse Stalini kishte dyshime.

Për vite të tëra ai kishte kërkuar nga fuqitë perëndimore, hapjen e një fronti të dytë në Perëndim.

Një tezë tjetër ndjek logjikën: Meqenëse sovjetikëve u ishte premtuar Gjermania Qendrore si zonë e pushtimit para Konferencës së Jaltës, britanikët dhe amerikanët u turrën me një vrull të shfrenuar shkatërrimi ndaj Dresdenit dhe qyteteve të tjera në Lindje të Gjermanisë.

Por pavarësisht nga kjo, Dresdeni ishte në planin e Harris-it. Dhe ka pasur paralajmërime shumë kohë përpara 13 shkurtit.

Lajmet e radiove si dhe gazetat e vendeve aleate paralajmëronin skenarin, se çdo qytet gjerman mund të kthehej në një qytet-front, për aq kohë sa vazhdonte lufta.

Drezdeni ishte përveç kësaj edhe një udhëkryq i rëndësishëm i linjave hekurudhore si të Lindjes edhe të Perëndimit, ashtu edhe të Veriut e Jugut.

Gjithashtu aleatët e konsideronin Dresdenin si një qendër të mundshme të tërheqjes së Hitlerit dhe nazistëve në rast se do të ndërpriteshin nyjet e qarkullimit Berlin dhe Lajpcig si linja furnizimi.

Drezden pra ishte në fokus dhe Churchill-i ishte padyshim më shumë se vetëm një tolerues i praktikave të pamëshirshme të strategut të tij të aviacionit Harris. Këtë ai e ka deklaruar pak para vdekjes së tij, se Dresdeni “në atë kohë konsiderohej nga njerëz që ishin shumë më të rëndësishëm se unë, si një domosdoshmëri ushtarake”.

Akti dhe dorasi – një çështje e diskutueshme edhe sot e kësaj dite

Ushtria e Kuqe nën Marshall Zhukovin në shkurt të vitit 1945 ndodhej vetëm 80 kilometra në lindje të Dresdenit, kur bombarduesit britanikë dhe amerikanë donin t’i demonstronin sovjetikëve një shenjë bashkëpunimi kundër Gjermanisë së Hitlerit.

“Një barbari të tillë nuk do ta kishte bërë kurrë ushtria sovjetike”, ka gjykuar më vonë Zhukovi. Edhe në Angli bombardimi i Dresdenit vazhdon të jetë një çështje e diskutueshme, shkruan DW.

Kur në vitin 1992, “bombarduesit Harri” iu kushtua në qendër të Londrës një statujë bronzi 2,70 metra e lartë Queen Mum e vlerësoi atë si “lider frymëzues”, ndërsa qindra protestues thërrisnin “vrasës në masë, vrasës në masë”.

Tags: DresdenLuftaQyteti
Postimi i mëparshëm

Ish Gjyqtari i EULEX-it, Sielcki propozohet të zgjidhet si Gjyqtar në Gjykatën Speciale

Postimi tjetër

Ministri Mustafa i gatshëm për bashkëpunim me Bankën Botërore

Të ngjajshme Postime

Trump: Vazhdojeni protestën, ndihma po vjen!
Bota

Trump: Vazhdojeni protestën, ndihma po vjen!

13 January 2026
Grenlanda zgjedh Danimarkën para SHBA-së, thotë kryeministri i vendit
Bota

Grenlanda zgjedh Danimarkën para SHBA-së, thotë kryeministri i vendit

13 January 2026
Trump e quan veten ‘president në detyrë i Venezuelës’ në një postim në Truth Social
Bota

Trump e quan veten ‘president në detyrë i Venezuelës’ në një postim në Truth Social

12 January 2026
Trump: Do të flas me Musk për rivendosjen e internetit në Iran
Bota

Trump: Do të flas me Musk për rivendosjen e internetit në Iran

12 January 2026
Rutte: NATO-ja po shqyrton hapat e radhës për sigurinë e Arktikut
Bota

Rutte: NATO-ja po shqyrton hapat e radhës për sigurinë e Arktikut

12 January 2026
Pronari i barit zviceran arrestohet pas tragjedisë që la 40 viktima
Bota

Pronari i barit zviceran arrestohet pas tragjedisë që la 40 viktima

9 January 2026
Postimi tjetër
Ministri Mustafa i gatshëm për bashkëpunim me Bankën Botërore

Ministri Mustafa i gatshëm për bashkëpunim me Bankën Botërore

Lajmet e fundit

Paralajmëron Edi: Nesër sqarohet e vërteta mes meje dhe Dolces

Paralajmëron Edi: Nesër sqarohet e vërteta mes meje dhe Dolces

14 January 2026
Mustafa: Kriza energjetike, rezultat i keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti, PDK do të inicojë themelimin e një komisioni të ri hetimor

Mustafa: Kriza energjetike, rezultat i keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti, PDK do të inicojë themelimin e një komisioni të ri hetimor

14 January 2026
Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

14 January 2026
Zjarr i madh në Tetovë: Një viktimë, tjetri i djegur rëndë

Zjarr i madh në Tetovë: Një viktimë, tjetri i djegur rëndë

13 January 2026
Nëse çorapet ju lënë shenja të thella në këmbë, nuk është rastësi: Ja çfarë po sinjalizon trupi

Nëse çorapet ju lënë shenja të thella në këmbë, nuk është rastësi: Ja çfarë po sinjalizon trupi

13 January 2026
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se është dakorduar me SPAK që të mos shkojë të marteve as të mërkurave në mëngjes për shkak të spektaklit

“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se është dakorduar me SPAK që të mos shkojë të marteve as të mërkurave në mëngjes për shkak të spektaklit

13 January 2026
Kryeministri Edi Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

13 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu