Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka kritikuar udhëtimin e fshehtë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në Gjermani, për Konferencën e Mynihut.
”Presidenti Thaçi ka udhëtuar disa ditë përpara në Berlin, duke shpenzuar kësisoj pa nevojë para të taksapaguesve në fluturime e hotele”, ka shkruar Abrashi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Presidenti Thaçi ka udhëtuar disa ditë përpara në Berlin, duke shpenzuar kësisoj pa nevojë para të taksapaguesve në fluturime e hotele. Mendoj që Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave Besnik Bislimi duhet ta kenë parasysh këtë fakt kur ta bëjnë planifikimin e buxhetit për vitin 2020. /InLajmi/