Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë në një konferencë dyditore të sigurisë në Mynih ku ai do të zhvillojë një seri takimesh dypalëshe me zyrtarë të huaj.
Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe i emisari i Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, transmeton Klan Kosova
Para nisjes, Vuçiq theksoi rëndësinë e konferencës së Mynihut, duke deklaruar se pas takimit ai do të jetë në gjendje të vlerësojë më mirë se cilat janë hapat e ardhshëm për qeverinë e Prishtinës, Gjermaninë, SHBA-së dhe përfaqësuesve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare.