Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Kurti shfuqizoi disa nga vendimet që ishin marrë nga ish- kryeministri Ramush Haradinaj.
Qeveria Kurti, përveç shfuqizimit të vendimit për rritjen e pagave dhe vendimit për përfitimet financiare të kabinetit qeveritar pas mandatit, mori vendim edhe për shkarkimin e koordinatorëve nacionalë.
Nga vendimi për fuqizimin e koordinatorëve nacionalë ku bën pjesë edhe djali i ish presidentit, Ibrahim Rugova, pas shkarkimit i këtij të fundit vjen edhe reagimi nga gruaja e tij, Blerina Kllokoqi-Rugova.
“Unë përmbahem nga deklaratat politike dhe rezervohem të mos përfshihem as në tema të tilla publike. Por janë disa raste te tilla, kur je e detyruar të përgjigjesh për shkak të detyrimit që ke ndaj interesimit të njerëzve, miqve të familjes së Presidentit apo edhe çdo qytetari që ka të drejtë të dijë se çfarë ndodhi”, ka shkruar në Instagram, Blerina Kllokoqi-Rugova.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Unë përmbahem nga deklaratat politike dhe rezervohem të mos përfshihem as në tema të tilla publike. Por janë disa raste te tilla, kur je e detyruar të përgjigjesh për shkak të detyrimit që ke ndaj interesimit të njerëzve, miqve të familjes së Presidentit apo edhe çdo qytetari që ka të drejtë të dijë se çfarë ndodhi.
Ky vendim nuk e demton profesionalisht as moralisht Mendimin por prek nevojen e qytetareve te Kosoves per nje informim profesional ne kete fushe. Pasi qe nuk lidhet me rezultatet e punes se tij, por me rezultimin qe ai ishte punesuar nga nje qeveri paraprake. Megjithekete, Mendimi mbetet emer nacional per kete fushe, edhe me Prishtina Weather, me investim dhe angazhim personal, pasi pasioni i tij e ka bere te tille, jo vetem te njohur por edhe te nevojshem per qytetaret e vendit te vet. /InLajmi/