Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është deklaruar për projektin e rrugës Gjakovë-Shkodër.
Ai ka thënë se duhet të lutet Qeveria e Shqipërisë pasi kjo e Kosovës e ka përfunduar punën e saj, duke zgjeruar rrugët dhe duke ofruar infrastrukturë të mirë.
“Në fakt është e çuditshme rruga Gjakovë-Shkodër, Kosova nuk ka ç’të bëjë tjetër veç ta lusë Qeverinë e Shqipërisë ta përfundojë pjesën e saj, përmes dy qafave që mund të kalosh në Shqipëri, kështu që nuk kemi ç’të bëjmë më shumë, janë rrugë shumë të mira e të gjera. Një premtim për rrugën Gjakovë –Shkodër duhet të bëhet në Shqipëri, jo në Kosovë”
Kryeministri Kurti kishte deklaruar se me kryeministrin Rama do të bisedonte për zhvillimin e tregu ekonomik Kosovë-Shqipëri, ka thënë Gjini për TV Dukagjinin
“Tregu i përbashkët, regjistri i përbashkët civil, i bizneseve, komisionet e përbashkëta qeveritare për punë të jashtme, janë tema që do t’i trajtojë me kryeministrin Rama, pos aksit Gjakovë Shkodër”, kishte thënë ai.