Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e realizon vizitën e parë zyrtare në Tiranë.
Kurti bashkë me disa nga ministrat e Qeverisë së tij si fillim u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi.
Ndërsa ka pak minuta nga fillimi i takimit të tij me presidentin shqiptar, Ilir Meta.
Meta ka uruar kryeministrin Albin Kurti për marrjen e detyrës së re si udhëheqës i ekzekutivit.
“Është kënaqësi e veçantë. Ju uroj suksese. Mbetem me shumë shpresë që Qeveria Kurti do të shfrytëzoj të gjitha mundësitë që të jetë shembull për rajonin” ,tha Meta.
Kurti tha se duan ta shtojnë bashkëpunimin me Shqipërinë.
“Ka aq shumë fusha ku edhe mund të realizojmë marrëveshjet e nënshkruara por edhe pse jo të ketë edhe të reja”, tha Kurti.