Albin Kurti sot po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë, e cila është vizita e tij e parë jashtë Kosovës që kur është zgjedhur në detyrë si kryeministër.
Fillimisht Kurti është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë vizitës, Kurti do të ketë takime të ndara edhe me liderët e tjerë politik të Shqipërisë, me presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha./InLajmi/