Kuvendi komunal i Prishtinës – sot ka mbajtur mbledhjen e parë të këtij viti.
Në këtë mbledhje u dakorduan se e diela do të jetë pushim për të gjitha bizneset në Prishtinë.
E këtë lajm e ka bërë të ditur asambleisti i LVV-së, Eman Rrahmani përmes një postimi në Facebook.
“E diela të bëhet ditë pushimi për të gjithë”
Postimi i plotë:
E diela të bëhet ditë pushimi për të gjithë!
Sot në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal të Prishtinës u dakorduam që ekzekutivi në mbledhjen e ardhshme të sjell në Kuvend rregulloren e re për orare të punës së biznesve. E diela duhet të jetë ditë pushimi për të gjithë, Kryetari u zotua se deri në mbledhjen e ardhshme do ti përgatisin të gjitha procedurat e nevojshme për përfundimin e kësaj rregullore. /InLajmi/