Fiknete Bejta i ka ndarë rrugët me AAK-në. Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kishte aderuar në AAK, tash është larguar edhe nga partia e Ramush Haradinaj.
Bejta ka publikuar në rrjetin social Facebook se është asambleiste e pavarur në Komunën e Prishtinës.
Ftohja e raporteve me AAK-në ishte vërejtur javëve të fundit me disa postime në Facebook, ku Fiknete Bejta kishte kritika tërthorazi për partinë e saj.