Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndër takimet e parapara për ditën e sotme ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall me të cilën kanë biseduar për zhvillimet në vend.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë Stjernvall e uroi Kurtin për postin e ri të kryeministrit, ndërsa Kurti e falënderoi mysafiren e tij për bashkëpunimin dhe gjithë ndihmën që Finlanda jep për Kosovën, shkruan Indeksonline
Takimi është mbajtur pa praninë e mediave, ndërsa nuk ka pasur prononcime pas takimit.