Ka diçka shumë paradoksale në deklarata e Kryeministrit Albin Kurti, në ceremoninë e perkujtimit të protestes se 10 shkurtit 2007. Ai foli për vendime jo të drejta nga Pakoja e Ahtisaarit dhe për një impact vendimtar të protestes së 10 shkurtit 2007 në pavarësimin e vendit.
13 vjet më parë, Kurti thirri këtë protest kundër Pakos së Ahtisaarit. Ai ishte kundër saj pasi konsideronte se nuk e sjellë pavarësinë. Në atë protest, që shpertheu në dhunë, policia rumune në kuadër të UNMIK-ut vrau dy protetsues, Mon Balaj e Arben Xheladini.
Kurti sot thotë se ishte protesta që e solli pavarësinë. Por, në të njejtën kohë thotë se vendimet e atëhershme, e pushtetit të atëherëshëm ishin të gabuara.
“Prandaj me 10 shkurt, protestuam me shumë të drejtë. Ato vendime që u pranuan kollaj nga politikanët dritëshkurtër, sot i kushtojnë shumë Kosovës dhe ia kanë gjymtuar shtetit sovranitetin e demokracinë. Ne po përpiqemi t’i rregullojmë këto gabime, por korrigjimi merr shumë kohë”, tha ai në ceremoni.
“Protesta jonë nuk ishte e kotë. Një muaj pas protestës sonë, Marti Ahtisaari ia bashkëngjiti propozimit të tij një faqe të re të parë ku thoshte pavarësi e mbikëqyrur për Kosovën. Një vit pas protestës sonë, u shpall Pavarësia e Kosovës. Pesë muaj pas protestës, OKB vendosi ta ndalojë përdorimin e plumbave të gomës në misionet e saja gjithandej globit”, u shpreh Kurti, shkruan reporteri.net.
Kryeministri dhe kryetari i VV-së nuk tha nëse do ta rrezojë Pakon e Ahtisaarit, pasi qenka vendim i gabuar, apo se pavarësia duhet lënë si e arritur falë protestes së tij të 10 shkurtit. Sot ai qeverisë me rregulla të përcaktuara nga Pakoja e Ahtisaarit, me flamur ndoshta të immponuar. As për këto nuk dha sqarime, nëse tash në kohen e tij ajnë rregulla që nuk vlejnë.