Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se Vetëvendosje tani që është në pushtet nuk dallon nga partitë tjera.
Krasniqi ka thënë se për kauzën e VV’së për të cilën kanë humbur jetën dy aktivistë duke e kundërshtuar Pakon e Ahtisarit sipas tij VV tani nuk e konteston këtë pako as në nivel të deklaratave.
Ai ka thënë se VV nuk dallon as nga PDK, LDK, AAK sepse ka dalur nga projekti që e kishte dikur.
“Janë deklaratat se VV ka besu në një projekt të caktum politik që ka dominu nga projekti tjetër politik në Kosovë. Sot pushteti i VV ka përfundu tu e ndërru komplet projektin duke u bërë si projekti i esablishmenti të tanishëm në Kosovë. Nuk dallon nga asnjëra nga partitë politike as PDK, LDK, AAK”, u shpreh ai, transmeton Periskopi.
Ndërsa për Qeverinë Kurti thotë se do të ketë vetëm disa ndryshime ‘kozmetike të cilat nuk do të jenë relevante në Kosovë