Delegacioni gjerman për patentë shoferë gjatë ditës së sotshme ka qëndruar në Kosovë.
Ata kanë zhvilluar disa takime të rëndësishme, njëra nga to ishte me Policinë e Kosovës.
Postimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sot me datë 10.02.2020 në objektet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës – Divzioni i Komunikacionit Rrugor ka pritur në një takim delegacionin gjerman për njohje të patentë shoferëve.
Gjatë këtij takimi ndër të tjera ky delegacion është njoftuar për sigurinë në trafikun rrugor në Republikën e Kosovës, për statistikat e aksidenteve që kanë ndodhur në Kosovë si dhe për angazhimin policor në ofrimin e sigurisë në trafik. /InLajmi/