Ka përfunduar xhiroja e 25-të në elitën e basketbollit kosovar. Në kuadër të kësaj xhiroje është zgjedhur Dardan Berisha basketbollisti më i mirë i javës.
Ai u zgjodh në bazë të pikëve të shënuara, kërcimeve, asistimeve dhe topave të vjedhur , shkruan InLajmi.
Berisha është në top formë me Pejën, një lajm i mirë edhe për Kosovën, para dy dueleve me Kosovën, ndaj Islandës më 20 shkurt dhe Luksemburgut më 23 shkurt.
Ku kishte 25 pikë, katër kërcime e pesë asistime në fitoren e verdhezinjëve ndaj Bashkimit me rezultat 103:80.
Ndërkohë, topshënuesit më të mirë të xhiros së 25-të ishin: Dardan Berisha i Pejës me 25 pikë, Dayon Griffin i Feronikelit me 25, Valon Bunjaku i Golden Eagle Yllit me 24, Tamas Bruce i Lipjanit me 23 dhe Ty Nichols i Ponte Prizrenit me 21./InLajmi/