Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar marrëveshje për fabrikën e përpunimit të peshkut, investim ku pritet të punësohen më shumë se 200 punëtore gra
Prezent në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i qytetit Trilj, Ivan Sipiq.
Sipas komunikatës së Komunës së Vushtrrisë, në qytetin e Trilj në Kroaci, kryetari Tahiri, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Besim Muzaqi, sot ka nënshkruar marrëveshjen që i hap rrugë një investimi tepër të rëndësishëm në Vushtrri.
Fjala është për fabrikën për përpunimin e peshkut, investim prej rreth 7 milionë euro, e ku parashikohet që të punësohen fillimisht mbi 200 punëtorë, kryesisht gra.
Marrëveshjen e kemi nënshkruar me pronarin e Conex Trade d.o.o z. Mladen Milakoviq dhe përfaqësuesin e Emona Group nga Vushtrria.

“Punësimi i të rinjve dhe grave është prioritet i qeverisjes lokale, uroj që ky investim të realizohet sa më shpejt, ndërsa Komuna do të ofrojë gjithë përkrahjen e nevojshme që kjo të ndodhë”, deklaroi i pari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, shkruajnë mediat shqiptare.