Varrimi i ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha e cila ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare do të bëhet në vendlindjen e saj në Pagarushë të Malishevës.
Familjarët e saj kanë thënë për Klan Kosova se amaneti i Pagarushës ka qenë që ceremonia e varrimit të mbahet vetëm me familjarët e ngushtë dhe pa praninë e mediave.
Ata gjithashtu kanë konfirmuar se varrimi i këngëtares nuk do të bëhet sot pasiqë janë në pritje që në funeral të jenë të pranishëm të afërm të këngëtares që jetojnë jashtë Kosovës, porse akoma nuk është vendosur dita dhe koha e varrimit.