Sipas strategjisë së lartcekur PSRK-ja, përveç departamentit për krime lufte që është tani, duhet t’i ketë edhe tri departamente, atë për krim të organizuar dhe krime tjera në kompetencë të PSRK, departamenti për terrorizëm, departamenti për korrupsion dhe krim financiar.
Qëllimi i themelimit të këtyre departamenteve në kuadër të kësaj prokurorie do të mundësojë ngritjen e efikasitetit, efektivitetit, llogaridhënies dhe kualitetit të punës së PSRK-së. Strategjia e PSRK-së mbështetet në disa parime të cilat do të ndikojnë në rolin proaktiv në hetime, llogaridhënie, kontrollë dhe mbikëqyrje permanente të punës së prokurorëve dhe në orientim të rezultate të kësaj prokurorie.
Po ashtu, strategjia ka edhe parimin për promovimin e punës në ekipe të prokurorëve në rastet e rënda, ngritjen e profesionalizmit dhe profilizimin e prokurorëve, bashkëpunimin, krijimin e kushteve adekuate për punë, si dhe komunikimin me publikun./InLajmi/